Përzgjedhja e veturës
Vetura përzgjidhet në faqen e Premium Motors Kosova, nga ju ose me ndihmën tonë. Më pas vlerësojmë raportin fillestar dhe përzgjedhim deri në 3 vetura për inspektim.

Importi direkt nga Korea e Jugut
Logjistika e transportit
Garancioni vlen vetëm për pikat e shënuara në raportin e inspektimit. Këtu mund t’i lexoni kushtet e kontratës dhe të hapni një shembull të saj.
Hapat nga përzgjedhja e veturës deri te dorëzimi në Kosovë.
Vetura përzgjidhet në faqen e Premium Motors Kosova, nga ju ose me ndihmën tonë. Më pas vlerësojmë raportin fillestar dhe përzgjedhim deri në 3 vetura për inspektim.
Para kryerjes së kontrollit paguhet kapari me para në dorë (cash), shuma e të cilit varet nga vlera e automjetit. Ky kapar është i pakthyeshëm nëse klienti vendos të mos e blejë veturën pas inspektimit. Inspektimi kryhet nga partnerët tanë në Korenë e Jugut, të cilët i paraqesin blerësit të gjitha gjetjet, fotografitë dhe video-xhirimet.
Pasi blerësi pranon gjendjen e veturës pas inspektimit, lëshohet fatura e blerjes. Shuma e mbetur e veturës paguhet brenda 24 orëve nga pranimi i faturës përmes bankës direkt në llogarinë zyrtare të kompanisë në Korenë e Jugut.
Itinerari: Incheon (Kore e Jugut) → Porto Romano (Durrës) → Terminali Doganor Pejë
Automjeti ngarkohet në anijen më të afërt të disponueshme RORO. Dorëzimi synohet të kryhet brenda 35 ditëve nga nisja e automjetit nga Koreja e Jugut. Ky afat përjashton rastet e forcës madhore ose vonesat e paparashikuara të shkaktuara nga palë të treta (linjat detare apo kontrollet portuale/doganore).
Këto kushte janë marrë nga kontrata e shitblerjes dhe raporti i inspektimit.
ICE CUBE garanton vetëm pikat dhe pjesët e kontrolluara dhe të deklaruara në seksionin e inspektimit të kontratës së blerjes.
Punimet dhe riparimet në motor dhe ndërrues (gearbox) rimbursohen mbi bazën e faturave të dokumentuara të riparimit, pasi kompania koreane të ketë kompensuar ICE CUBE.
Blerësi ka të drejtë të kryejë kontroll te Auto Servis Leoni (mekaniku i autorizuar i kompanisë) si dhe te një mekanik i pavarur i zgjedhur prej tij. Gjithashtu, sipas kërkesës, përfaqësuesi i autorizuar i markës në Kosovë mund të verifikojë kilometrazhin ose historikun e aksidenteve.
Nëse kontrolli në Kosovë vërteton aksident ose dëmtim panelesh që nuk është shënuar në raportin e inspektimit, kontrata ofron ulje prej 8% të vlerës së veturës.
Nëse përfaqësuesi i autorizuar i markës verifikon manipulim me odometrin (kilometrazhin), kompensimi është 15% e shumës së paguar të veturës, duke përjashtuar transportin dhe provizionin e PMK-së.
Kërkesat dhe ankesat (reklamacionet) lidhur me gjendjen e automjetit mund të parashtrohen brenda 7 ditëve kalendarike nga momenti i pranimit të automjetit në terminalin doganor.
Shikoni kontratën për t’u njohur me kushtet e blerjes dhe garancionit.
Ekipi ynë është në dispozicion për t'ju sqaruar çdo detaj të procedurës së importit, kontratës dhe hapave të dorëzimit para fillimit të procesit.